Top
 

Ndërtim

Lirimi ka aktualizuar një sërë projektesh të larmishme dhe specifike, duke ndërtuar objekte të natyrës së shërbimeve, kantiere prodhimi, objekte magazinimi, strehimi, qendra biznesi, objekte dhe ambiente zbavitjeje. Përparësi në historikun e veprimtarisë së saj, kompania Lirimi i ka dhënë ndërtesave të banimit residencial. Sot Lirimi është ndër kompanitë më prestigjioze në këtë fushë, duke respektuar legjislacionin në fuqi dhe logjikën urbane.

Lirimi është një kompani serioze, e cila në strukturimin e saj organizativ dhe të zbatimit udhëhiqet sipas një logjike disa fazore dhe ciklike, përshtatur natyrës së aktivitetit të saj në fushën e ndërtimit. Pranë kësaj kompanie janë ngritur Sektori i Ndërtimit, Sektori i përpunimit të Granitit dhe Mermeri, Sektori për Prodhimin e Dritarëve dhe Dyerve nga plastika dhe alumini, të cilat mbështetur nga organizma të tjerë specifikë, në vartësi të tyre, ushtrojnë një aktivitet të plotë në fushën e ndërtimit nga fillimet e punës ndërtimore e deri në dorëzimin e ndërtesës tek klienti përfundimisht. Respektimi serioz i parametrave në fushën e projektimit, prodhimit e zbatimit, bën që Lirimi të vijë si një faktor prestigjioz në ajkën e ndërtimeve në tregun tonë.

Projektet e fundit