Rreth Nesh

Historiku

Kompania Lirimi filloi punën menjëherë pas lufte me renovimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta por
zyrtarisht u regjistrua si biznes më 09.10.2000 nga familja Thaçi nga Malisheva.
Në fillimet e saj kompania Lirimi u përball me sfida të shumta si çdo kompani tjetër pas lufte:
Mungesën e investimeve, Mungesën e mjeteve të punës, Kuadrit profesional – të profilizuar, Mungesën e një
tregu jo stabil të punës.
Por kompania Lirimi filloi me hapa të ngadalshëm e të sigurt që t’i zhvilloi kapacitetet e saj që më vonë u
shëndrruan në primat ndaj firmave tjera. Kompania Lirimi , në fillim punonte në konstruksionet e vrazhda të
fushës së ndërtimit si:Objekte banimi, Shkolla, Spitale, Ndërtime të larta.
Në vitin 2003 hapi edhe puntorinë për përpunimin e mermerit dhe granitit gjë që i mundësoj rritjen e kapitalit
duke vazhduar me hapjen e punëtorisë tjetër të dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini në vitin 2005
edhe përkundër këtyre arritjeve solide objektivi i kompanisë Lirimi ishte që t’i rris kapacitetet prodhuese dhe
numrin e puntorëve në përmasa rajonale. Kompania jonë në vitin 2006 themeloi edhe sektorin e kryerjes së
punëve finale.
Sot kompania jonë ka mbi 100 puntorë me një staf profesional që përfshinë inxhinierë të ndërtimtarisë,
ekonomista, konsulent juridik, menaxherë marketingu dhe shumë puntorë të kualifikuar për veprimtarinë e
caktuar.

01

First Step

Define the Problem

02

Second Step

Brainstorm + Analyze

03

First Step

Develop A solution

Misioni

Misioni ynë është që të bëjmë diferencën përmes cilësisë së punës në marëdhëniet me partnerët më prestigjiozë, të huaj dhe vendor. Në projekte ambicioze dhe moderne, në raporte të sinqerta me klientët, dhe me partnerët tonë.
Misioni ynë bazohet tek përkushtimi ndaj investitorëve, klientëve dhe këshillimit hap pas hap drejt zgjedhjes ideale për investim. Do të dëgjojmë me vëmendje nevojat, dëshirat dhe propozojmë zgjedhjen më të mirë të mundur për klientët.

Filozofia e biznesit

Filozofia e ndërmarrjes tonë është ajo e një ndërmarrje te suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e projekteve të mëdha në lëmin e ndërtimtarisë. Këtë e kemi dëshmuar në realizimin e shumë projekteve të llojeve të ndryshme në Republikën e Kosovës.
Kompania jonë është inovatore me vizion dhe vlera të përbashkëta. Kultura dhe fryma e punës brenda kompanisë bënë të mundur identifikimin tonë në tregun kosovar si një kompani e orientuar
për sherbim të klientit duke i ofruar atij një respekt dhe shërbim shumë të mirë.

Bashkëpuntorët

Misin Thaçi

CEO

Hashim Thaçi

President

Ermir Thaçi

COO

Lirim Thaçi

Architect

Fjalimi i presidentit

Kur filluam të bëjmë hapat e parë për të vënë themelet e ndërmarrjes, kemi menduar se rruga që të dërgon drejtë suksesit është e mundimshme dhe shumë e gjatë. Ne zgjodhëm këtë rrugë dhe ishim të bindur se me punë dhe përkushtim arrihet gjithçka që njeriu planifikon dhe ka para vetës. Ne kemi zgjedhur rrugën që na ka dërguar dhe na dërgon drejtë suksesit me kualitetin e lartë të punës. Ne vërejtëm se puna me kualitet është kushti themelor i biznesit, pra pa kualitet të lartë në punë nuk ka sukses biznesi. Mendja njerëzore është e hapur për ndryshime, e cila në pengesa gjenë rrugë për përmirësime, që është hapi i parë i madh në avancimin e konceptit se pa kualitet nuk ka biznes te sukseshëm. Kemi zgjedhur kualitetin si resurs që e udhëheqim ndërrmarrjen në më shumë se një dekadë.
Në ndermarrjen tonë gjithnjë kanë përparësi ata që kanë afinitet dhe
krijojnë një rrugë më të shpejtë për arritjen drejte suksesit dhe kualitetit të
punës.