LIRIMI GROUP
LIRIMI GROUP

Rreth Nesh

HISTORIKU

LIRIMI GROUP filloj punën menjëherë pas lufte me renovimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta, por zyrtarisht u regjistrua si biznes më 09.10.2000 nga familja Thaçi nga Malisheva.
Në fillimet tona ne u përballem me sfida të shumta si çdo kompani tjetër pas lufte, si:
- Mungesën e investimeve;
- Mungesën e mjeteve të punës;
- Mungesën e kuadrit professional – të profilizuar;
- Mungesën e një tregu stabil të punës.

Por, ne filluam me hapa të ngadalshëm e të sigurt që të zhvillojmë kapacitetin tone që më vonë u shëndërruan në primat në raport me kompanitë tjera. LIRIMI GROUP në fillim punonte në konstruksionet e vrazhda të fushës së ndërtimit, si: Objekte banimi, Shkolla, Spitale, dhe Ndërtime të larta.
Në vitin 2003 hapëm edhe puntorinë për përpunimin e mermerit dhe granitit gjë që mundësoj rritjen e kapitalit, duke vazhduar me inkuadrimin edhe në sektorin e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini gjatë vitit 2005.
Përkundër këtyre arritjeve solide, objektivi ynë ishte që të rrisim kapacitetet prodhuese dhe numrin e puntorëve në përmasa rajonale. Gjatë vitit 2006 ne themeluam edhe sektorin e kryerjes së punëve finale.
Gjatë muajit Shkurt 2014, ne themeluam edhe fabriken për prodhimin e ambalazheve nga letra, konkretisht thasëve dhe qeseve për përdorime ushqimore dhe industrive tjera.
Sot kompania jonë ka mbi 100 puntorë me një staf profesional që përfshinë inxhinierë të ndërtimtarisë, ekonomistë, konsulent juridik, menaxherë marketingu, dhe shumë puntorë të kualifikuar për veprimtari të caktuara.

Misioni ynë është që të bëjmë diferencën përmes cilësisë së punës në marëdhëniet me partnerët më prestigjiozë, të huaj dhe vendor. Në projekte ambicioze dhe moderne, në raporte të sinqerta me klientët, dhe me partnerët tonë. Misioni ynë bazohet tek përkushtimi ndaj investitorëve, klientëve dhe këshillimit hap pas hap drejt zgjedhjes ideale për investim. Do të dëgjojmë me vëmendje nevojat, dëshirat dhe propozojmë zgjedhjen më të mirë të mundur për klientët.

Filozofia e ndërmarrjes tonë është ajo e një ndërmarrje te suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e projekteve të mëdha në lëmin e ndërtimtarisë. Këtë e kemi dëshmuar në realizimin e shumë projekteve të llojeve të ndryshme në Republikën e Kosovës. Kompania jonë është inovatore me vizion dhe vlera të përbashkëta. Kultura dhe fryma e punës brenda kompanisë bënë të mundur identifikimin tonë në tregun kosovar si një kompani e orientuar për sherbim të klientit duke i ofruar atij një respekt dhe shërbim shumë të mirë.

Kur filluam të bëjmë hapat e parë për të vënë themelet e ndërmarrjes, kemi menduar se rruga që të dërgon drejtë suksesit është e mundimshme dhe shumë e gjatë. Ne zgjodhëm këtë rrugë dhe ishim të bindur se me punë dhe përkushtim arrihet gjithçka që njeriu planifikon dhe ka para vetës. Ne kemi zgjedhur rrugën që na ka dërguar dhe na dërgon drejtë suksesit me kualitetin e lartë të punës. Ne vërejtëm se puna me kualitet është kushti themelor i biznesit, pra pa kualitet të lartë në punë nuk ka sukses biznesi. Mendja njerëzore është e hapur për ndryshime, e cila në pengesa gjenë rrugë për përmirësime, që është hapi i parë i madh në avancimin e konceptit se pa kualitet nuk ka biznes te sukseshëm. Kemi zgjedhur kualitetin si resurs që e udhëheqim ndërrmarrjen në më shumë se një dekadë. Në ndermarrjen tonë gjithnjë kanë përparësi ata që kanë afinitet dhe krijojnë një rrugë më të shpejtë për arritjen drejte suksesit dhe kualitetit të punës.

ARRITJET NDËR VITE

2000

Themelimi

Themelimi i kompanisë

Në vitin 2000 u themelua zyrtarisht kompania LIRIMI.

2014

Sektori i Prodhimit

Hapja e sektorit të Ambalazheve nga Letra

Gjatë muajit Shkurt 2014, ne themeluam edhe fabriken për prodhimin e ambalazheve nga letra, konkretisht thasëve dhe qeseve për përdorime ushqimore dhe industrive tjera.

2003

Sektori Mermer & Granit

Hapja e sektorit të Mermer dhe Granitit

Në vitin 2003 hapëm edhe puntorinë për përpunimin e mermerit dhe granitit gjë që mundësoj rritjen e kapitalit.

2005

Sektori Dyerve dhe Dritareve

Hapja e sektorit të Dyerve dhe Dritareve

Në vitin 2005 ne u inkuadruam edhe në sektorin e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini.

2006

Sektori Punëve Finale

Hapja e sektorit të Punëve Finale

Gjatë vitit 2006 ne themeluam edhe sektorin e kryerjes së punëve finale.

2012

BLINI

PROJEKTI BLINI

Në vitin 2012 filluam njërin nga projektet tona më të mëdha në sektorin e ndërtimit "BLINI".

BLINI 5

PROJEKTIBLINI 5 Si njëri nga projektet më të mëdha të banimit në lagjen Mati 1, në Prishtinë, projekti Blini V me sipërfaqe ndërtimi prej 11,400 m2 përbëhet nga 3 blloqe, 68 apartamente të tipit 1 deri në 3 dhomëshe. Blini ka si synim të krijoi kushte të ndryshme jetese me afërsi të hapësirave të hapura …

Read full post

KLINA

PROJEKTIKLINA BLINI V është faza e pestë e projektit Blini. Blini V është i pozicionuar në një parcelë prej 3200 m2, ka një hyrje dhe 140 apartamente. Si njëri nga projektet më të mëdha të banimit në lagjen Mati 1, në Prishtinë, projekti Blini përbëhet nga 14 blloqe, 750 apartamente të tipit 1 deri në …

Read full post

BLINI 4

PROJEKTIBLINI 4 Si njëri nga projektet më të mëdha të banimit në lagjen Mati 1, në Prishtinë, projekti Blini IV me sipërfaqe ndërtimi prej 15,500 m2 përbëhet nga 3 blloqe, 106 apartamente të tipit 1 deri në 3 dhomëshe. Blini ka si synim të krijoi kushte të ndryshme jetese me afërsi të hapësirave të hapura …

Read full post

BLINI 3

PROJEKTIBLINI 3 Si njëri nga projektet më të mëdha të banimit në lagjen Mati 1, në Prishtinë, projekti Blini III me sipërfaqe ndërtimi prej 19,800 m2 përbëhet nga 3 blloqe, 139 apartamente të tipit 1 deri në 3 dhomëshe. Blini ka si synim të krijoi kushte të ndryshme jetese me afërsi të hapësirave të hapura …

Read full post

BLINI 2

Prev Next PROJEKTIBLINI 2 Si njëri nga projektet më të mëdha të banimit në lagjen Mati 1, në Prishtinë, projekti Blini II me sipërfaqe ndërtimi prej 18,500 m2 përbëhet nga 3 blloqe, 750 apartamente të tipit 1 deri në 3 dhomëshe. Blini ka si synim të krijoi kushte të ndryshme jetese me afërsi të hapësirave …

Read full post

BLINI

PROJEKTIBLINI Si njëri nga projektet më të mëdha të banimit në lagjen Mati 1, në Prishtinë, projekti Blini I me sipërfaqe ndërtimi prej 27,500 m2 përbëhet nga 4 blloqe, 750 apartamente të tipit 1 deri në 3 dhomëshe. Blini ka si synim të krijoi kushte të ndryshme jetese me afërsi të hapësirave të hapura të …

Read full post