BLINI I

BLINI I i konceptuar sipas standardeve të banimit të Britanisë së Madhe, kompleksi zë vetëm 30% të hapësirës së përgjithshme, ndërkaq në 70% të hapësirës janë: parkingjet e përbashkëta, hapësira e lodrave për fëmijë, hapësira për rekreacion, hapësira për aktivitet sportive si dhe hapësira gjelbëruese, ku dominon druri i Blinit.

AFARIZMI – është përgjatë rrugës “Jakovë Xoxa”, ku përfshinë katin përdhesë të objektit në gjatësi prej 140m. Secili lokal afarist ka qasje direkte në trotuarin që e ndanë objektin nga rruga kryesore. Lartësia optimale dhe hapësira e mjaftueshme për ekspozim e bën këtë hapësirë ideale për zhvillimin e biznesit.

ORIENTIMI – bilateral (jug-lindje – jug-perëndim) i kompleksit mundëson idealisht diellosje dhe ndriçim natyral për gjithë sipërfaqën e banimit, nga lindja deri në perëndim.

PARKINGJET – e mjaftueshme (të jashtme nëntokësore) dhe gjelbërimi e rrisin komoditetin.

AKUSTIKA – Muret e dyfishta ndërmjet banesave dhe muret shumështresore të fasadës (tullë + hapësirë ventilimi + termoizolim nga leshi mineral + bllok argjile), dritaret PVC të prodhimit gjerman me roleta termo nga alumini si dhe fasada ventiluese në pjesën e afarizmit garantojnë qetësi dhe konfor për tërë kompleksin.

NDRIQIMI – i hapësirave publike, sistemi monitorues 24 orë si dhe rrethoja perimetrike bëjnë që kompleksi “BLINI” të jetë një zgjidhje e sigurt për familjen tuaj.

INSTALIMET:

– Sisteme moderne të prodhuesve evropian të ujësjellësit dhe elektrikës;
– Rezervuare të ujit për furnizim me ujë 24 orë;
– Ashensor për 8 persona, i prodhuar me ISO standard (mirëmbajtje dhe monitorim i përhershëm);
– Siguri maksimale kundër zjarrit përmes sistemeve dhe pajisjeve adekuate;
– Sistem monitorues 24 orë përmes kamerave.

MATERIALET:

– Dysheme e ngrohët e prodhimit gjerman me trashësi 8mm;
– Qeramikë spanjolle moderne;
– Dritare PVC të prodhuesit gjerman me termo roleta alumini;
– Dyer të modelit slloven;
– Granit natyral për shkallë dhe hapësirat të përbashkëta;
– Dyer të hyrjes me interfon;
– Muret shumështresore të fasadës: tullë + hapësirë ventilimi + termoizolim nga leshi mineral + bllok argjile.

REKREACIONI:

– Kënd i kompletuar i lojërave për fëmijë;
– Çerdhe për fëmijë me kopsht të rrethuar;
– Fushë sportive multidisiplinare;
– Shtigje vrapimi;
– Trotuare për shëtitje;
– Ulëse për pushim përgjatë trotuarit;
– Sallë fitnesi e nënkontraktuar.

GJELBËRIMI:

– 70% e hapësirës së përgjithshme gjelbërim dhe hapësirë publike;
– Ekskluzivisht dominon druri i blinit, që i jep kompleksit aromë dhe freski të veçantë;
– Ujitje dhe mirëmbajtje e përhershme e hapësirave gjelbëruese;
– Brez i luleve dekoruese;
– Ndriçim i hapësirave të gjelbëruara nën përkujdesje të personelit për mirëmbajtje.;

 

 

  • Lokacioni:

    rr. Venet Bajrami, 10000 Prishtinë, Kosovë.

  • Siperfaqja:

    xx,xxx.xx m2