LIRIMI GROUP
PROJEKTI

KLINA

BLINI V është faza e pestë e projektit Blini. Blini V është i pozicionuar në një parcelë prej 3200 m2, ka një hyrje dhe 140 apartamente. Si njëri nga projektet më të mëdha të banimit në lagjen Mati 1, në Prishtinë, projekti Blini përbëhet nga 14 blloqe, 750 apartamente të tipit 1 deri në 3 dhomëshe, i zhvilluar në 5 faza: BLINI I-V. Blini ka si synim të krijoi kushte të ndryshme jetese me afërsi të hapësirave të hapura të gjelbërta, mirëqenie dhe një ndjenjë të fortë të komunitetit. Me krijimin e hapësirave të përbashkëta të gjithanshme dhe strategjike, njerëzit inkurajohen kryesisht të ndërveprojnë dhe të punojnë së bashku në mjediset e ofruara për rekreacion. Shkurtimisht për projektin ishte krijimi i një ambienti jetese shumë më tepër se çdo gjë tjetër në zonë. Duke përfshirë zonë të gjërë rekreative të gjelbër, shesh lojërash për fëmijë, fusha sportive dhe stilin e jetës – projekti vendosi standarde të reja dhe më të larta për jetesën urbane. Projekti i është nënshtruar një procesi të gjatë të zhvillimit të dizajnit i cili na dha mundësinë për të studiuar detajet gjatë. Gjatë hartimit të paraqitjeve funksionale të apartamenteve, qëllimi ishte të vendosnim standardin shumë mbi normën dhe të ishim zemërgjerë në ofertë dhe proporcion. Dizajni lejon sasi të konsiderueshme të dritës natyrore dhe ventilimit. Ne kemi propozuar dhoma gjumi më të gjera dhe më të mëdha, në gjendje të akomodojnë shtretër me madhësi mbretërore dhe hapësirë të madhe për ruajtjen e gardërobës brenda secilit apartament. Fasada me tulla, e theksuar me suva të bardhë, shton thellësinë dhe ritmin ndërsa përzihen me kontekstin përreth banimit.

INVESTITORI

LIRIMI GROUP

VITI NDËRTIMIT

2021

SIPERFAQE

16,000 M2

NDAJE ME TË TJERËT

PROJEKTET TJERA