KOMPLEKSI BLINI I

OBJEKT AFARIST - SHUMEBANESORE | 2012 | Rr. Venet Bajrami, Prishtine

Informata per projektin

INVESTITORI:

LIRIMI & ACL

LOKACIONI:

Rr. Venet Bajrami, Prishtine

SIPERFAQE:

20,000 M2

Si një ndër ndërtimet më të mëdha rezidenciale në Mati 1, Prishtinë, BLINI I është faza e parë e Kompleksit Blini. BLINI I përbëhet nga 4 blloqe, 240 apartamente të tipeve 1-3 dhoma gjumi, penthouse, me sipërfaqe totale ndërtimi prej 20,000 m2.

 

Me krijimin e hapësirave të përbashkëta të gjithanshme dhe të vendosura në mënyrë strategjike, njerëzit inkurajohen kryesisht të ndërveprojnë dhe të punojnë së bashku në ambientet e ofruara rekreative.

Blini përfshinë një zonë të madhe rekreative të gjelbër, kënd lojërash për fëmijë, fusha sportive dhe stil jetese – projekti vendos standarde të reja dhe më të larta për jetën urbane.

Projekti i është nënshtruar një procesi të gjatë zhvillimi të projektimit i cili na dha mundësinë të studiojmë detajet gjatë.

Gjatë projektimit të paraqitjeve funksionale të apartamenteve, qëllimi ishte që të vendosen standarte te reja duke respektuar normat proporcionet. Organizimi I apartamenteve te Blini ka sasi të konsiderueshme ajrosjes dhe diellosjes natyrale.

Ne kemi propozuar dhoma gjumi më të gjera dhe më të mëdha, me hapësirë për të akomoduar krevate “king size” dhe hapësirë të madhe ruajtjeje dollapësh brenda çdo apartamenti. Fasada me tulla, e theksuar me suva të bardhë, shton thellësi dhe ritëm duke u kombinuar me kontekstin rrethues të banimit.

Jetësoni idetë
tuaja!