Shërbimet

Ambalazhe nga letra

Ne ofrojmë

Ambalazhe nga letra të të gjitha madhësive.

Duke parë mungesë të kësaj veprimtarie në tregun kosovar, ne vendosëm që të fillojmë me këtë veprimtari përkatësisht prodhimin e ambalazheve nga letra. Pas shumë hulumtimeve dhe investimeve ne arritëm që në muajin Shkurt të vitit 2014 të fillojmë prodhimin e ambalazheve, përkatësisht prodhimin e thasëve nga letra.

Ne posedojmë makineri të prodhimit gjerman që janë të përsosura për këtë lëmi, të cilat arrijnë të prodhojnë deri në 200 copë për minutë, si dhe stafi profesional që mundësojnë realizimin e porosive. Gjatë viteve 2015 – 2016 ne kemi zgjeruar kapacitetin dhe llojet e prodhimeve, ku tashmë mund të prodhojmë ambalazhe edhe të madhësive të vogla nga 900gr – 50kg. Ne mund të themi se jemi kompania që ka kapacitetin më të madh të prodhimit në vendin tonë, dhe e vetmja kompani që bënë prodhimin e ambalazheve të vogla nga letra.

fakte

Përse ne?

MAKINERIA

Makineri e përsosur gjermane, me kapacitet dhe kualitet të lartë prodhimi.

KAPACITETI

Makineritë që posedojmë arrijnë të prodhojnë deri në 200 copë thasë për minutë. Ne mund të themi se jemi kompania me kapacitetin maksimal të prodhimit në vend.

Stafi

Stafi adekuat dhe profesional mundëson realizimin e porosive në kohën dhe mënyrën e duhur, dhe duke pasur një marrëdhënie të qëndrueshme me klientët.

AMBIENTALE

Përse të përdoren qeset nga letra, në vend të atyre plastike?

 

Lënda e parë për prodhimin e letrës janë drunjët. Drunjët janë një resurs i ripërtrishëm. Në SHBA rriten më shumë drunjë se sa prehen.

Letra është një produkt që mund të reciklohet lehtësisht dhe të përdoret për prodhim të llojeve të ndryshme të letrave.

Qeset nga letra mund të përdoren me dhjetëra herë pasiqë janë më të forta mund të ruhen dhe të përdoren edhe herave tjera.

Shërbimet tjera: