shërbimet

Dyer dhe Dritare

Kompania Lirimi, ka filluar aktivitetin e saj ne fillim te vitit 2005 me fabrikimin dhe montimin e Dyerve dhe Dritareve nga plastika. Me kërkesat në rritje dhe moton për të ofruar gjithmonë më të mirën Lirimi ka studiuar dhe investuar vazhdimisht për teknologjinë moderne për arritje të standarteve të larta nga një vetrate e deri tek struktuarat më moderne e të sofistikuara.

 

Profili.

Lirimi është ndërmarrje e specializuar në fushën e prodhimit të dritareve të plastikës me profil origjinal Rehau dhe Brugmann nga Gjermania të trashësisë 7cm, 8cm dhe 8.5cm ngjyrë të bardhë dhe ngjyrë kafe emitim i drurit.

Xhami.

Dritaret mundë të prodhohen me rroleta dhe pa rroleta, me dy xhama dhe tre xhama termoizolues, xhamat mundë të jenë të ngjyrave të ndryshme dhe LOW-E i cili i largon rrezet e diellit gjë që në kohët e nxehta në shtëpinë tuaj mbizotëron freskia, të dëshmuara për rezistenc ndaj temperaturave në gjitha stinët e vitit,

 

Mekanizmi.

Dritaret mundë të jenë nga të gjitha dimensionet dhe llojet si: ( Harkore, Rrethore, Katrore, Trekëndëshe, Shumëkëndëshe etj.) Mekanizmi Wink Hause që bën një mbyllje të lehtë dhe të përkryer dhe dorezat sekuestike Hoppe e bëjnë dritaren edhe më të sigurtë.