shërbimet

Ndërtim

Qëndrueshmëri. Kujdes. Kualitet.

Punë me kujdes dhe profesionalizëm.

Lirimi ka aktualizuar një sërë projektesh të larmishme dhe specifike, duke ndërtuar objekte të natyrës së shërbimeve, kantiere prodhimi, objekte magazinimi, strehimi, qendra biznesi, objekte dhe ambiente zbavitjeje. Përparësi në historikun e veprimtarisë së saj, kompania Lirimi i ka dhënë ndërtesave të banimit residencial. Sot Lirimi është ndër kompanitë më prestigjioze në këtë fushë, duke respektuar legjislacionin në fuqi dhe logjikën urbane.

Lirimi është një kompani serioze, e cila në strukturimin e saj organizativ dhe të zbatimit udhëhiqet sipas një logjike disa fazore dhe ciklike, përshtatur natyrës së aktivitetit të saj në fushën e ndërtimit. Pranë kësaj kompanie janë ngritur Sektori i Ndërtimit, Sektori i përpunimit të Granitit dhe Mermeri, Sektori për Prodhimin e Dritarëve dhe Dyerve nga plastika dhe alumini, të cilat mbështetur nga organizma të tjerë specifikë, në vartësi të tyre, ushtrojnë një aktivitet të plotë në fushën e ndërtimit nga fillimet e punës ndërtimore e deri në dorëzimin e ndërtesës tek klienti përfundimisht. Respektimi serioz i parametrave në fushën e projektimit, prodhimit e zbatimit, bën që Lirimi të vijë si një faktor prestigjioz në ajkën e ndërtimeve në tregun tonë.

Albi-Moni SH5

Albi-Moni SH5

Prishtinë

Ndërtimi i objektit afarist-banesorë në Tophane, Prishtinë.

Kompanisë LIRIMI iu kanë besuar të gjitha punët për ndërimin e objektit afarist-banesorë me investim nga "Albi-Moni SH5 shpk" në lagjen Tophane. Të gjitha punët e përfunduara janë kyer me kualitet të lartë sipas normave teknike me dinamikën e planifikuar, dhe në afat të paraparë në marrëveshje.

Shërbimet tjera:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*