LIRIMI GROUP

Ne bazohemi në
punën kolektive dhe

njohuritë e përbashkëta

HISTORIA

JONE

LIRIMI GROUP filloj punën menjëherë pas lufte me renovimin e shtëpive të shkatërruara nga lufta, por zyrtarisht u regjistrua si biznes më 09.10.2000 nga familja Thaçi nga Malisheva.
Në fillimet tona ne u përballem me sfida të shumta si çdo kompani tjetër pas lufte, si:
– Mungesën e investimeve;
– Mungesën e mjeteve të punës;
– Mungesën e kuadrit professional – të profilizuar;
– Mungesën e një tregu stabil të punës.

Por, ne filluam me hapa të ngadalshëm e të sigurt që të zhvillojmë kapacitetin tone që më vonë u shëndërruan në primat në raport me kompanitë tjera. LIRIMI GROUP në fillim punonte në konstruksionet e vrazhda të fushës së ndërtimit, si: Objekte banimi, Shkolla, Spitale, dhe Ndërtime të larta.
Në vitin 2003 hapëm edhe puntorinë për përpunimin e mermerit dhe granitit gjë që mundësoj rritjen e kapitalit, duke vazhduar me inkuadrimin edhe në sektorin e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini gjatë vitit 2005.

Përkundër këtyre arritjeve solide, objektivi ynë ishte që të rrisim kapacitetet prodhuese dhe numrin e puntorëve në përmasa rajonale. Gjatë vitit 2006 ne themeluam edhe sektorin e kryerjes së punëve finale.

Gjatë muajit Shkurt 2014, ne themeluam edhe fabriken për prodhimin e ambalazheve nga letra, konkretisht thasëve dhe qeseve për përdorime ushqimore dhe industrive tjera.

Sot kompania jonë ka mbi 100 puntorë me një staf profesional që përfshinë inxhinierë të ndërtimtarisë, ekonomistë, konsulent juridik, menaxherë marketingu, dhe shumë puntorë të kualifikuar për veprimtari të caktuara.

MISIONI

YNE

Misioni ynë është që të bëjmë diferencën përmes cilësisë së punës në marëdhëniet me partnerët më prestigjiozë, të huaj dhe vendor. Në projekte ambicioze dhe moderne, në raporte të sinqerta me klientët, dhe me partnerët tonë.
Misioni ynë bazohet tek përkushtimi ndaj investitorëve, klientëve dhe këshillimit hap pas hap drejt zgjedhjes ideale për investim. Do të dëgjojmë me vëmendje nevojat, dëshirat dhe propozojmë zgjedhjen më të mirë të mundur për klientët.