LIRIMI GROUP, me seli në Malishevë, sjell mbi 20 vite përvojë ndërtimi kombëtare dhe ndërkombëtare; me një reputacion për ofrimin e projekteve të mëdha dhe unike në sektorin e ndërtimit.
Kompania jonë u ka shërbyer klientëve për më shumë se dy dekada. Në atë kohë, ne kemi zbuluar se çelësi i suksesit të çdo projekti është të kuptuarit e nevojave dhe pritshmërive të klientit dhe më pas tejkalimi i këtyre pritshmërive.
Duke filluar nga koncepti deri në përfundimin e projektit, tërë ekipi ynë i projektuesve, menaxherëve të projektit dhe drejtuesve me përvojë i bëjnë nevojat e klientëve tanë prioritet.
Ne kemi përvojë në një gamë të gjerë të projekteve, shërbimeve dhe përdorim praktika dhe teknika të avancuara për t’u siguruar që projektet e klientëve tanë përmbushin potencialin e tyre maksimal.
ORTO është kompani e prodhimit të letrës e cila operon që nga viti 2014 si pjesë e Lirimi Group.
Si një nga kompanitë lider, ne kemi ofruar gamë të gjerë të produkteve me kualitetin superior, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në të mirë të natyrës dhe mjedisit!