INVESTITORI:
LIRIMI & ACL
LOKACIONI:
Rr. Venet Bajrami, Mati 1, Prishtine
SIPERFAQE:
19,800 M2
Si një ndër ndërtimet më të mëdha rezidenciale në Mati 1, Prishtinë, BLINI III është faza e tretë e Kompleksit Blini. BLINI III përbëhet nga 3 blloqe, 139 apartamente të tipeve 1-3 dhoma gjumi, penthouse, me sipërfaqe totale ndërtimi prej 19,800 m2.
Me krijimin e hapësirave të përbashkëta të gjithanshme dhe të vendosura në mënyrë strategjike, njerëzit inkurajohen kryesisht të ndërveprojnë dhe të punojnë së bashku në ambientet e ofruara rekreative.
Gjatë projektimit të paraqitjeve funksionale të apartamenteve, qëllimi ishte që të vendosen standarte te reja duke respektuar normat proporcionet. Organizimi I apartamenteve te Blini ka sasi të konsiderueshme ajrosjes dhe diellosjes natyrale.