Kompleksi Blini

Rreth Projektit

KOMPLEKSI BANESOR – AFARIST “BLINI” është në lagjen Mati 1, blloku C2; 180 metra nga Rrethrrotullimi. I konceptuar sipas standardeve të banimit të Britanisë së Madhe, kompleksi zë vetëm 30% të hapësirës së përgjithshme, ndërkaq në 70% të hapësirës janë: parkingjet e përbashkëta, hapësira e lodrave për fëmijë, hapësira për rekreacion, hapësira për aktivitet sportive si dhe hapësira gjelbëruese, ku dominon druri i Blinit. Projekti do të zbatohet plotësisht në përputhje me lejen ndërtimore dhe sipas paraqitjes grafike.

AFARIZMI është përgjatë rrugës “Jakovë Xoxa”, ku përfshinë katin përdhesë të objektit në gjatësi prej 140m. Secili lokal afarist ka qasje direkte në trotuarin që e ndanë objektin nga rruga kryesore. Lartësia optimale dhe hapësira e mjaftueshme për ekspozim e bën këtë hapësirë ideale për zhvillimin e biznesit.

ORIENTIMI & PARKINGJET

ORIENTIMI bilateral (jug-lindje – jug-perëndim) i kompleksit mundëson idealisht diellosje dhe ndriçim natyral për gjithë sipërfaqën e banimit, nga lindja deri në perëndim.
PARKINGJET e mjaftueshme (të jashtme nëntokësore) dhe gjelbërimi e rrisin komoditetin.
AKUSTIKA – Muret e dyfishta ndërmjet banesave dhe muret shumështresore të fasadës (tullë + hapësirë ventilimi + termoizolim nga leshi mineral + bllok argjile), dritaret PVC të prodhimit gjerman me roleta termo nga alumini si dhe fasada ventiluese në pjesën e afarizmit garantojnë qetësi dhe konfor për tërë kompleksin.
NDRIQIMI i hapësirave publike, sistemi monitorues 24 orë si dhe rrethoja perimetrike bëjnë që kompleksi “BLINI” të jetë një zgjidhje e sigurt për familjen tuaj.

INSTALIMET

– Sisteme moderne të prodhuesve evropian të ujësjellësit dhe elektrikës;
– Rezervuare të ujit për furnizim me ujë 24 orë;
– Ashensor për 8 persona, i prodhuar me ISO standard (mirëmbajtje dhe monitorim i përhershëm);
– Siguri maksimale kundër zjarrit përmes sistemeve dhe pajisjeve adekuate;
– Sistem monitorues 24 orë përmes kamerave (IP Reale).

MATERIALIZIMI

– Dysheme e ngrohët e prodhimit gjerman me trashësi 8mm;
– Qeramikë spanjolle moderne;
– Dritare PVC të prodhuesit gjerman me termo roleta alumini;
– Dyer të modelit slloven;
– Granit natyral për shkallë dhe hapësirat të përbashkëta;
– Dyer të hyrjes me interfon;
– Muret shumështresore të fasadës: tullë + hapësirë ventilimi + termoizolim nga leshi mineral + bllok argjile.

REKREACIONI

– Kënd i kompletuar i lojërave për fëmijë;
– Çerdhe për fëmijë me kopsht të rrethuar;
– Fushë sportive multidisiplinare;
– Shtigje vrapimi;
– Trotuare për shëtitje;
– Ulëse për pushim përgjatë trotuarit;
– Sallë fitnesi e nënkontraktuar.

GJELBËRIMI

- 70% e hapësirës së përgjithshme gjelbërim dhe hapësirë publike;
- Ekskluzivisht dominon druri i blinit, që i jep kompleksit aromë dhe freski të veçantë;
- Ujitje dhe mirëmbajtje e përhershme e hapësirave gjelbëruese;
- Brez i luleve dekoruese;
- Ndriçim i hapësirave të gjelbëruara nën përkujdesje të personelit për mirëmbajtje.
Informata
Madhësia
Lokacioni rr. Jakovë Xoxa - Mati 1 - Prishtinë
Investitori LIRIMI&ACL
Fillimi i Projektit 2013
Mbarimi i Objektit 2017
Katallogu

Llojet e banesave

Pamjet e objektit

Projekte tjera