I vendosur në një parcelë trekëndore në dalje të qytetit të Klinës, kompleksi gjashtëkatësh është i përbërë nga dy “krahë” të lidhur.
Vëllimi i bardhë korrespondon me arkitekturën përreth, ndërsa pjesa me tulla përballë qytetit vendos një kombinim me kompleksin e ndërtuar me tulla në qendër të qytetit.
Niveli i përdhesës është i dedikuar për afarizëm, ndërsa apartamentet janë në katet e sipërme – të qasshme nga shkallët e brendshme dhe ashensori.